Është arrestuar në Stamboll Dritan Rexhepi, i akuzuar si kreu i një karteli ndërkombëtar droge. Lajmin e kanë dhënë autoritetet turke, të cilat publikuan edhe pamje nga arrestimi i shqiptarit të shumëkërkuar.
Sipas tyre, Rexhepi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz, është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në qytetin turk nga autoritetet italiane dhe shqiptare.
Rexhepi akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Nda tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje.
Një nga krimet ai akuzohet së fundmi është pengmarrja dhe ekzekutimi i Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.
Vendndodhja e drejtuesit të kartelit u përcaktua si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga policia turke, Dega Kundër Krimeve Narkotike në Stamboll, Dega e Inteligjencës, Dega Kundër Kontrabandës dhe Kalimit Kufitar të Emigrantëve dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë Italiane.
/a.r