Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me rikujtimin e rritjes së pagave për mësuesit.
Ai shkruan se buxheti i vititët të ardhshëm parashikon një rritje të konsiderueshme për pagat e mbi 30 mijë mësuesve.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.
Rritja e rrogave është pjesë e reformës në paga, nga ku do të përfitojnë sektorë të ndryshëm.
Qeveria është shprehur se prioritet mbetet rritja e pagës mesatare në 900 euro.
/a.r