Deputeti Dashnor Sula ishte këtë të enjte i ftuar në Euuronews Albania, ku tha se nuk e njeh si kryetar të partisë as Sali Berishën dhe as Lulzim Bashën.
Ai tha se problemi i tij dhe i kolegëve të tij, është ushtrimi i detyrës si deputet me të drejta të pacunguara.
“Ne nuk e njohim Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, nuk e njohim as zotin Basha si kryetar të Partisë Demokratike. Unë nuk mund të them nëse do e mbështesim apo jo turin e Sali Berishës për të takuar bazën.
Kjo është pa një vendim, ne kemi një kryetar të grupit parlamentar, ne kemi një qasje ndryshe nga të Rithemelimit, e kjo gjë nuk është diskutuar. Unë me të gjithë kolegët e mi, problemin më të madh e kemi detyrën si deputet i parlamentit të Shqipërisë që duhet të ushtrojmë”,-tha Dashnor Sula.
/a.r