A e keni menduar ndonjëherë se si do të duken avionët pas 10, 20, 30 apo më shumë vitesh?
Teknologjia po bën përparime me shpejtësi, aq sa shumë gjëra nuk i kishim menduar se do ekzistonin para 20 vitesh.
Një skuadër dizajnerësh anglezë kanë përgatitur disa imazhe se si do të duken në vitin 2050 avionët.
Mjetet fluturuese do të përmirësohen ndjeshëm sa i takon komoditetit që do të ofrojnë për pasagjerët dhe shpejtësisë së udhëtimit.
Pas çdo ndenjëseje do të ketë ekran ku mund të shihen filma 3D, që pasagjerët të kalojnë udhëtim më të këndshëm.
Po ashtu, në krahë të dritareve do të ketë monitorë ku do të detajohen kushtet atmosferike gjatë gjithë itinerarit.
Ja fotot: