Nga Elisa Spiropali
E di Flamuri dhe Albana! E di Gazmendi dhe Ervini! E di madje edhe i miri Saimir që vallëzimi me Berishën është i çalë.
Që gara me shumë pengesa e vrapit opozitar nuk çon askund, por ka një përgjigje për çdo hall dhe halli i tyre me ankim për Kushtetutën dhe shkeljen e saj, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel liritë, nuk fshihet pas tymit te flakadanëve, dhe duart e bëra pis nuk fshihen me shami letre.
Halli që i ka zënë me SPAK-un është në fakt çlirimi i tyre. Për të bërë me ketë instrument të reformës në drejtësi atë që ata nuk e bëjnë dot me mjete politike. T’i ndajë nga Hija që nuk fshihet dot në tymin me të cilin duan të mbysin Parlamentin.
Qytetarët e kanë braktisur valëvitjen e tyre si flamur disfate nga kangjellat si shtiza të kryesisë se kuvendit.
Shpresoj shumë që ta kenë kuptuar që duhet të thonë atë që mendojnë, dhe të bëjnë ata që s’mendohet.
Por, nuk jam e sigurt nëse Flamuri e Albana, Gazmendi e Ervini, e madje edhe Saimiri, duan të dalin nga keqkuptimi dramatik: mandati i tyre nuk duhet të jetë mandata e fundit e PD-së!
Elisa salarjon I mire eke xhepist.