Gjykata e Posaçme dënoi me 1 muaj burg shtetasin Gëzim Papleka pasi e gjeti fajtor atë për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të Prillit 2021.
Për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, ai do të vuajë 8 muaj heqje lirie.
Papleka u filmua teksa pranonte se kishte marrë 20 mijë lekë për 4 vota të familjes së tij për Partinë Socialiste dhe video u bë virale në rrjetet sociale.
/f.s