Prej disa ditësh, opozita në Shqipëri deklaron në mënyrë qesharake se Shqipëria do të pushtohet nga emigrantë afrikanë. Mediat pranë saj propagandojnë se emigrantët e dërguar nga Italia në Shëngjin, do të çajnë telat e kampit, për tu endur rrugëve të Shqipërisë.
Një pretendim i tillë, në fakt nuk ka asnjë lidhje me garancitë për rendin dhe sigurinë që mundëson marrëveshja me Italinë.
Videoja e mëposhtme vë përballë deklaratat absurde të opozitës me nenet 4, 6 dhe 9 të protokollit të bashkëpunimit, të cilat sigurojnë se migrantët do të qëndrojnë brenda strukturës së strehimit, nën masat e sigurisë nga autoritetet italiane.
Këto nene garantojnë se:
– Autoritetet italiane do të marirn masat për qëndrimin e migrantëve vetëm brenda territorit të qendrës së stehimit dhe po këto autoritete do të kujdesen për rendin dhe sigurinë.
-Koha e qëndrimit të tyre nuk do të jetë kurrë më e madhe se sa koha e parashikuar nga legjislacioni për kryerjen e procedurave të transferimit.
-Në përfundim të procedurave, pala italiane kujdeset me shpenzimet e saj për largimin e migrantëve nga territori i Shqipërisë.
– Në strukturë nuk do të jenë asnjëherë më shumë se 3000 migrantë në të njejtën kohë.
-Marrëveshja nuk përfshin gratë dhe të miturit.
/f.s