Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli 44-vjeçarin e akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj së bijës 14-vjeçare.
Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtari Markelian Koça ka vendosur të vleftësojë të ligjshëm arrestin dhe të caktojë masën shtrënguese arrest në burg për 44-vjeçarin. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në zonën e Spitallës, ku familja ishte vendosur prej pak kohësh dhe jetonte me qira. I arrestuari u denoncua nga bashkëshortja për dhunë verbale, emocionale dhe për tentativë marrëdhëniesh seksuale me të bijën adoleshente, pasi e kishte nxjerrë atë nga banesa.
Ndaj të akuzuarit nuk ka pasur më parë denoncime për dhunë në familje.
/f.s