Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të vijojë aksionin e saj edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje. Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës, Berisha deklaroi se ai dhe deputetët e opozitës janë betuar të mbrojnë Kushtetutën dhe këtë do të bëjnë deri në fund.
Ai theksoi se opozita do të rezistojë, pasi bojkoti nuk është zgjidhje përballë kundërshtarit.
Lidhur me mungesën e kryeministrit Rama në seancën e kësaj të enjteje, ai tha se kreu i qeverisë mund të shmanget, por nuk do të mund t’i shpëtojë përballjes me opozitën.
/a.r