Rritja e çmimeve pësoi një frenim për muajin Tetor. Sipas publikimit të fundit të INSTAT, inflacioni për muajin tetor zbriti në 3.8 %, pasi rritjes që ai pësoi në muajin shtator duke arritur në 4.1%. Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin tetor 2022 ishte 8,3 %, ky ishte dhe niveli më i lartë i inflacionit të shënuar në dekadën e fundit.
Pavarësisht se inflacioni ka ardhur në rënie, çmimet e shportës bazë të ushqimeve kanë pësuar rritje në krahasim me tetorin e vitit të shkuar. Sipas INSTAT në tetor, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,6 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,8 % ndërsa grupet e tjera kanë pësuar rritje më të ulët.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate dhe patate” u rritën me 23,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,4 %, “mish” me 7,9 %, “fruta” me 6,1 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4,0 %, “bukë dhe drithra” me 1,2 %, etj. Familjet shqiptare pjesën më të madhe të buxhetiti e shpenzojnë për ushqime, ndërkohë që prej shkurtit të vitit 2022, që përkon edhe me nisjen e luftës në Ukrainë, po përballen me një inflacion të lartë dhe me ushqime që vijojnë e shtrenjtohen.
/f.s