Emisioni investigativ “Xhadat” ka hedhur dritë mbi skandalin e fshehjes së të dhënave të autoriteteve mbi përdorimin e mijëra ton qumësht pluhur që futen çdo vit në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e qumështit pluhur që ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga viti 2018 deri në vitin 2022 është 6 195 ton. Emisioni Xhadat iu drejtua edhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mësuar emrat e kompanive që e kanë futur këtë produkt.
Në përgjigje, AKU na vuri në dispozicion emrat e subjekteve që kanë blerë qumësht pluhur. Nga lista rezulton se subjektet sipas aktivitetit që kryejnë, janë ato që shërbejnë për magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, prodhim dhe përpunim i qumështit dhe nënprodukteve të tij dhe pastiçeri ose prodhim akulloreje. Në listën e siguruar nga “Xhadat” bëjnë pjesë dhe kompani që merren drejtpërdrejt me prodhimin dhe përpunim e qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Këto subjekte janë:
Iliria Foods sh.p.k që sipas ekstraktit të QKB është kompania me qendër në Korçë, Pojan, dhe merret me përpunim qumështi të freskët dhe nënproduktet e tij, kosi, kremra, prodhim djathi dhe kaçkavalli.
Kompania Erzeni, që sipas ekstraktit të QKB është kompania me qendër në Berat dhe merret me grumbullim, përpunim, ripaketim dhe tregtim të artikujve blegtorale e bujqësor, Jugufarm me qendër në Vaqarr, Tiranë, Fatos Daullja që sipas ekstraktit të QKB është baxhier me qendër në Berat, Lagjja Syzes, Arbej Kolaj që sipas ekstraktit të QKB është baxhier me qendër në Shkodër, Dajç etj.
Skandali qëndron në faktin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit na bën me dije se sektorët e shërbimeve laboratorike të Autoritet Kombëtar të Ushqimit nuk kryejnë analiza për përmbajtjen e qumështit pluhur në produktet e qumështit.
Pyetjes sonë nëse AKU ka konstatuar përmes analizave të kryera përdorimin e qumështit pluhur të padeklaruar në produktet dhe nënproduktet e qumështit që tregtohen, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është përgjigjur se nuk kryen asnjë analizë të tillë.
Kjo tregon se mijëra ton qumësht pluhur që futen në Shqipëri çdo vit, janë jashtë çdo kontrolli dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Në lidhje me pyetjen sa është sasia e përdorur e qumështit pluhur nga çdo kompani dhe ku përdoret konkretisht nga ana e tyre, AKU deklaron se sasia e përdorur në prodhimin e qumështit pluhur, varet nga lloji i produktit, që sidoqoftë reflektohet sipas vetëdeklarimit të përmbajtjes në etiketën e produktit.
Atëherë Xhadat dolën për të monitoruar vetë etiketimin e produkteve të qumështit dhe nënprodukteve të tij të prodhura nga kompanitë që kanë blerë qumësht pluhur. Nga vëzhgimi nuk rezulton deklarimi në asnjë etiketë produkti, i përdorimit të qumështit pluhur. Pyetja që i drejtohet edhe në këtë rast institucioneve të kontrollit ushqimor është:
Ku ka shkuar sasia e qumështit pluhur që kanë blerë subjektet që merren me prodhimin dhe përpunimin e qumështit në vendin tonë?
O gazetare injorant dhe te padijê!
Kur do mesoheni qe mos ta trajtoni qumeshtin pluhur si helm!
O Zot, cfare injorance!
Qumeshti pluhur KLASIFIKOHET SI USHQIM !!
Ne gjithe vendet e zhvilluara
Nuk eshte as cigare, as alkool, as red bull.
O Zot, imagjino te propozoje per botim nje gazetar te New York Times nje shkrim si ky.
Injoroanca eshte me e rrezikshme se bomva atomike!
Kjo eshte pak po e sigurte!
Problemi është se ti e blen për qumësht të freskët dhe e dyta, qumështi pluhur që importohet nga Kina ka rezultuar me përbërës të rrezikshëm.
Persg..neq perdorin qumësht pluhur, le t’a shkruajnë te etketa, qe ka kaq perqind qumësht pluhur dhe le te ulin çmimin… respekt.