Në Shqipëri ka nisur stervitja e forcave speciale të nëntë vende të Ballkanit, nën emrin e koduar “Strong Balkan 2023”.
Shqipëria është organizatore, planizuese dhe zhvilluese e këtij organizimi.
Qëllimi i kësaj stërvitje është zhvillimi i aftësive të forcave nga toka edhe nga ajri si dhe koordinimi më i mirë mes forcave rajonale.
Kjo stërvitje vjen në kuadër të iniciatives “Balkan 9”, mes shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve ballkanike.
Forcat speciale të rajonit, ndër to edhe berretat vishnje shqiptare, po demonstrojnë dhe ndajnë me kolegët e tyre teknikat më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kjo stërvitje shumëkombëshe zhvillohet prej 10 vjetësh.
Pjesëmarrës jane me qindra trupa elitë nga vende si Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Maq e Veriut dhe BiH.
Në këtë stërvitje njësitë speciale demostruan teknika të ndryshme si neutralizim të elementëve terroriste, goditje objekti, evakuim i të plagosurve nga fushëbeteja, qitje me snaiper dhe infiltrim me parashutë.
Nga vendet e Ballkanit nuk merrnin pjesë Kosova, pasi iniciativa daton para formimit të shtetit kosovar, si dhe Serbia e cila ka zgjedhur të mos i bashkohet “Strong Balkan 2023”.
Ka pasur hedhje me parashutë, mes të cilëve edhe operator nga forcat speciale shqiptare, që janë hedhur nga një lartësi e konsiderueshme nga helikopteri prej 1524 metër. Ndërkohë ka pasur shpërthim me eksploziv dhe qitje me snajper nga një distancë prej 1000 metrash.
Për Top Channel, komandanti i regjimentit të operacioneve speciale, nënkolonel Ajet Jata ka deklaruar se stërvitja e forcave speciale të vendeve të Ballkanit ka për bazë shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme ndërmjet forcave speciale, rritjen e aftësive operacionale të këtyre njësive, si dhe ndërtimin e urave të komunikimit dhe miqësisë ndërmjet tyre.
“Kjo stërvitje,“Strong Balkan-23”, është një stërvitje e forcave speciale të vendeve të Ballkanit. Ajo zhvillohet në kuadër të iniciativës së shefave të Shtabit të Përgjithshëm të këtyre vendeve dhe ka për qëllim promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Gjatë zhvillimit të kësaj stërvitje, objektiv kryesor është rritja e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet këtyre vendeve, shkëmbimi i eksperiencave të ndryshme ndërmjet forcave speciale, rritja e aftësive operacionale të këtyre njësive, si dhe ndërtimi i urave të komunikimit dhe miqësisë ndërmjet operatorëve të forcave speciale të vendeve të ndryshme”- u shpreh Nënkolonel Jata.
I pyetur për skenarët që do të zbatohen gjatë trajnimit të sotëm, Jata tha se: “Sot është në program që në të zhvillojmë veprime speciale me helikopter nga ajëri. Në të përfshihet edhe hedhja me parashutë, ku për herë të parë ne kemi operatorët tanë të forcave speciale të cilat hidhen në distancën mbi 1524 metër. Njëkohësisht do të shikojmë edhe veprime të tjera me helikopter si zbritja me litar, veprime të tjera taktike qofshin ato individuale dhe kolektive, si goditje objekti, goditje me snajper, shpërthime, ndërhyrje ndaj një grupi armiqsor dhe veprime si komunikim xhenjosh dhe nga ana shëndetësore.”/m.j