Karvani i presidentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) Abu Mazen është sulmuar nga një grup njerëzish të armatosur.
Gazeta turke Yeni Safak raportoi ngjarjen, duke shtuar se një nga rojet e Mazen u vra. Gazeta shton gjithashtu se nuk dihet nëse Abu Mazen është plagosur apo jo.
Sulmi pretendohet se është bërë nga grupi i quajtur “Bijtë e Abu Jandal” të lidhur me Hamasin, por Fatah, partia që qeveris PNA, e mohon këtë, transmeton La Repubblica./m.j