Marrëveshja e njoftuar nga kryeministri Rama dhe homologia italiane Meloni për emigrantët, është komentuar për herë të parë nga Partia Socialiste. I pyetur nga mediat, kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço thotë se ajo do të kalojë në parlament dhe për diskutim në komisionet parlamentare.
Një ditë më parë (6 nëntor) Shqiperia dhe Italia nënshkruan një memorandum shumë të rëndësishëm mirëkuptimi në menaxhimin e flukseve migratore. Kjo u bë me dije nga në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Marrëveshja ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm, parandalimin e flukseve të parregullta dhe mirëpritjen e atyre që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes. Shqipëria do të japë mundësinë e përdorimit të dy zonave në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në të cilat Italia do të mund të krijojë dy qendra për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm me shpenzimet e saj dhe nën juridiksionin e saj./m.j