Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur gjatë mesditës së sotme në SPAK.
Bëhet me dije nga burimet për media se ai ka hyrë atje pak minuta më parë, teksa vijon ende të jetë brenda ambienteve të SPAK.
Nga ana tjetër nuk ka ende të dhëna në lidhje me shkakun e pranisë së Kullës në SPAK, teksa Kulla ka disa biznese në pronësi dhe më herët ka mbajtur disa detyra shtetësore.
Së fundmi ai ka qenë edhe këshilltar i ish-Presidentit Meta./m.j