Janë disa gjëra që nuk bëhen në avion dhe një prej tyre është, pa diskutim, hapja e dyerve.
Megjithatë, dje ndodhi që një person në Chengdu, në provincën Siçuan të Kinës, hapi derën e emergjencës së avionit, pasi ajri ishte i rënduar.
Fluturimi i kompanisë China Southern për në Urumqi, në veri-perëndim të Kinës, u vonua rreth një orë, pasi avionit Boeing 737 iu desh të priste për tjetër hapësirë kohore pas mbylljes së derës nga jashtë nga ana e ekuipazhit.
Personi që hapi derën i shpjegoi më pas ekuipazhit se donte thjesht pak ajër para se avioni të nisej.
Në bordin e avionit ishte 130 pasagjerë. Nuk është hera e parë që një pasagjer në Kinë hap derën e avionit.
Më 2015, dy persona u arrestuan pasi hapën tri dyer emergjence, pas shpërthimit të një sherri për shkak të vonesës në nisje.
Një ishte një grua që shërbente si guidë turistike dhe u dënua me 15 ditë burg. Edhe personi që hapi derën dje rrezikon gjobë dhe burgosje.