Prof. Dr. Edmond Dragoti ka deklaruar se veprimet dhe fjalori i deputetëve të Kuvendit është i një niveli shumë të ulët.
Nga studio e Quo Vadis, ai tha se ligjvënësit shajnë në nivele shumë të ulëta, teksa për shembull solli një rast, kur Berisha i tha Spiropalit në Parlament që ti je në fazën falike të Frojdit, që adhuron organin seksual mashkullor.
Sipas tij, të gjitha këto veprime që sot i shohim nga deputetët, tregojnë qartë frikë nga SPAK.
Është durim shumë i madh të dëgjosh politikanët duke folur. Manipulohen vazhdimisht, shajnë njëri-tjetrin, thonë të njëjtat gjëra. Kur shajnë njëri-tjetrin si të korruptuar, ata e kanë si një gjë normale. Shajnë në nivelin më të ulët. Kur u thonë grave në Parlament që ti je në fazën falike të Frojdit, që adhuron organin seksual mashkullor. Kur e thotë një që e mban veten si drejtues opozite, çfarë pret nga Parlamenti të zgjidhet situata. SPAK do jetë e vetmja shpresë që të vendosë demokracinë në Parlament. Deri dje s’kanë pasur frikë fare, tani u ka filluar frika. Hipja në kangjella është frikë. Lëvizjet me 5 veta që luftojnë padrejtësinë është frikë.
/a.r