Reagim i fortë ai i Edi Palokës, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Georgia Meloni, për strehimin e refugjatëve në Shëngjin.
Në një postim në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka shkruan me ironi se kjo ishte kostoja e përqafimeve të Ramës me Melonin.
Postimi i plotë i Palokës:
Ky pleh kryeminister ka ndermend ta ktheje Shqiperine ne kamp refugjatesh. Ka marre persiper sot ne marreveshjen e saponenshkruar qe te “strehoje” ne Shqiperi emigrante e refugjate qe zbarkojne ne Itali.
Ata qe nuk i mban dot nje nga shtetet me te fuqishme te globit, merr persiper ti mbaje ky ne token e shqiptareve e me parate e shqiptareve. Ky eshte krim direkt ndaj jetes dhe sigurise se shqiptareve.
Eshte akti me i fundit antikombetar nga nje njeri qe mendon se eshte skllavopronar i popullit te tij.
Keshtu ka shitur gjithe kohen interesat e shqiptareve per karrigen dhe milionat e tij. Keshtu blihet rivendosja e diktatures ne Shqiperi dhe mbyllja e syve nga bota!
Qe ne fillimet e tij ne qeveri ishte gati ta kthente vendin ne pike grumbullimi te plehrave dhe armeve kimike. Me pas beri marreveshje per iranianet e afganet.
E nderkohe qe nenshkruante me Angline marreveshje per dergimin e emigranteve shqiptare nga Anglia ne kampet e Ruandes, nenshkruan sot kete marreveshje qe do ta beje perfundimisht Shqiperine ishullin e krimit te organizuar.
Ka vite qe largon shqiptaret nga toka e tyre dhe tani do ti zevendesoje me afrikane…! Sa here duket se ky ka kapur fundin me skandalet e tij, ai arrin ne nje nivel edhe me te zi.
Po nuk reaguan shqiptaret as tani, e meritojne cdo gje te zeze qe ju behet!/m.j
Po pse o Palok nuk ju mbeshtet asnji shqiptar ?