Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Kontrast” në Report Tv se ish-kryeministri Sali Berisha është një nga 2 njerëzit më të trembur në Tiranë, duke iu referuar hetimeve që kanë nisur ndaj tij për ish-kompleksin Partizani.
“Sot doktori është njëri nga 2 njerëzit më të trembur në Tiranë. Tirana do vazhdojë të jetojë nën mallkimin e famshëm kinez “jetofshi në kohë interesante””- u shpreh Vangjeli.
Teksa foli për Kongresin e PS që pritet të mbahet në dhjetor, duke thënë se do të flitet për buxhetin dhe për Reformën në Drejtësi, të cilën Rama në takimin që pati në Fier, e cilësoi si vepër të ndërmarrë nga PS dhe jo nga SHBA e BE, të cilët i konsideroi si mbështetës.
“Do të flitet për buxhetin, por hija e një pushteti tjetër gjithmonë e më hijerëndë në Tiranë, ai i drejtësisë u ndje edhe në takimin e parë në Fier. Për herë të parë kryeministri flet për autorësinë e Reformës. Nëse deri dje ati ishte BE dhe SHBA, këtë herë shkoi më tej dhe rrëfeu një tentativë më revolucionaret në vitin e largët 2007 kur në emër të PS, Edi Rama jo publikisht afroi konsensus të plotë për një pak kombëtar për drejtësinë”-tha analisti./m.j
Vangjel, më detyron t’ju kundershtoj, por, në këtë rast, Edi Rama, (jo si Sali Rama ), ka të drejtë.
Lutem, shtrydhe pak kujtesën, shkrydhi trutë, hap memorien e kompjuterit, dhe do të gjesh, të zezën mbi të bardhë, që PS dhe Edi Rama, kanë të drejtë si ideatorë të Reformës në Drejtësi, pa hyrë në detaje, thellësi apo gjerësi të kësajë reforme, dhe duke ecur rrugës, është korrektuar e drejtuar më vonë, nga BE dhe SHBA…..
Me konsiderate