Avokati Romeo Kara thotë se ish kryeministri Sali Berisha është i humbur në çështjen e dosjes “Partizani”. Në një intervistë për ABC News, Kara u shpreh se nuk ka zgjidhje për Berishën nga ana juridike, dhe se pozita e tij do të rëndohet. Sipas tij, Berisha nuk paraqitet para gjykatës, pasi kërkon t’i gjykojë vetë vendimet e gjyqësorit.
Unë mendoj që edhe shoqërimi me forcë i tij mund të bëhet, pa marrë miratimin e parlamentit, por mund të kalohet pastaj drejt autorizimit nga parlamenti, t’i hiqet imuniteti, të autorizohet parlamenti për të miratuar arrestimin e tij, ose arresti në shtëpi.
Berisha me këtë çështje është i humbur, unë e shoh të humbur. E kam lexuar dosjen me shumë kujdes. Janë treguar të kursyer kur e kanë akuzuar vetëm me dy klauzola, pra, dy shkelje penale, ka edhe të tjera atje, ka falsifikime. Akuza mund të rëndohet. Ai nuk sheh zgjidhje nga ana juridike, ai vetë, fëmijët e tij që i ka juristë, shohin që nuk ka zgjidhje juridike, shohin që pozita e tij do të rëndohet. Këtë e tregoi edhe ortsku i dhëndrit të tij të cilit i kishte ikur goja sot. Unë mendoj se ai nuk ka zgjidhje tjetër”, theksoi ai.
/f.s