Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u përball me një pyetje të papritur nga një gazetar që merrte pjesë në konferencën e tij.
Ai e pyeti Blinken se çfarë ka arritur Izraeli në operacionin e tij, përveç “vrasjes së afro 10,000 njerëzve“, raporton BBC.
Në përgjigje të pyetjes që e zuri pak në befasi, Sekretari i Shtetit deklaroi se asnjë vend në botë nuk do të pranonte vrasjen e civilëve, që nisën pa sulmit të 7 tetorit fillimisht nga militantët e Hamasit e më pas nga Izraeli.
“Megjithatë, kjo është gjithashtu një sfidë e jashtëzakonshme pasi Hamasi në mënyrë cinike futet në mes të civilëve të armatosur në tentativë për të vendosur kontroll në shkolla, spitale, xhami dhe ndërtesa banimi”, shtoi më tej ai./m.j