Ish-president Bamir Topi, ka komentuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ish-presidenti Topi, është shprehur se sai përket hetimeve ndaj Berishës, duhet të zbatohet Kushtetuta që mos krijohen alibi.
I pyetur nëse Berisha duhet të paraqitet në GJKKO pas masës së sigurisë së përcaktuar, Topi nënkuptoi se duhet të shkojë, duke thënë: Nëse më thërrasin edhe mua do shkoj. Është pushteti i tyre, nëse nuk shkon është çështje e tij.
Bamir Topi: Është në ngjarje që e ka bërë publikun të shohi e të mendojë dhe të presë së çfarë do të ndodhë. Shoqëria nga pikëpamja reagimit është heterogjenë. Jam pa asnjë lloj ndjesie emocionale. SPAK ka vepruar mbi një aktakuzë, është futur ne procedurat e tyre dhe çështja po i dërgohet gjykatës.
Nuk futen ne çështjet e natyrës juridike. Ne jemi mësuar që drejtësia të jetë në kontroll e politikës, në mënyrën se si e ka parashikuar emërimin e gjyqtarëve apo prokurorëve, të cilët kalonin nga filtri i politikës. Tani ka ardhur koha që pushtetet ndahen. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodh.
Pse u procedua pa Parlamentin?
Topi: Unë jam i parimit se pavarësisht së çfarë akuze ka të zbatohet siç thotë Kushtetuta, për të mos lënë raste as për alibi.
Nëse ma bëni këtë pyetje nuk dal më në emisione, nëse më thërrasin edhe mua do shkoj. Është pushteti i tyre, nëse nuk shkon është çështje e tij.
Si e keni parë Berishën pas akuzave?
Topi: Në rast se nuk shkon në GJKKO është çështja e tij, mund të jetë dhe taktikë e mbrojtjes. Mund të jetë dhe në stereotipin e tij.
Nuk më vjen mirë për askënd që shkon drejt një akuze. Nuk më vjen mirë sigurisht. Por, nga ana tjetër ka ardhur koha që gjërat duhet të qartësohen.
A mendoni se i ka ardhur fundi pandëshkueshmërisë?
Topi: Unë mendoj se po!
Besoni për Një institucion të pavarur?
Topi: Institucionin e bëjnë njerëzit. S amë shumë njerëz me personalitet… Unë disa i kam njohur kur kam qenë President. Duke u rritur natyrisht që niset dhe masa kritike. Kur diskutojmë për SPAK nuk themi se janë në perfeksion, por janë ende në fillim./m.j
Bravo z Topi je nder politikanet me me integritet.