Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka lajmëruar mbajtjen e Samitit të tretë për Diasporën në Shqipëri përgjatë datave 22 dhe 23 nëntor, dhe fton të gjithë shqiptarët e diasporës t’i bashkohën këtij eventi, ku do të diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ku bën të ditur lajmin, Hasani ka bashkangjitur një video të modeles shqiptare Emina Cunmulaj, e cila po ashtu bën thirrje për pjesëmarrje në këtë aktivitet domethënës për diasporën shqiptare.
“Miq të dashur, ja erdhi koha për samitin e tretë të Diasporës në Shqipëri. Ju ftoj të gjithë shqiptarëve të Diasporës që në qoftë se jeni në Tiranë të merrni pjesë në samit në datat 22-23 nëntor.
Por nëse nuk jeni, të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe me festimet që po vijnë për ditën e flamurit, ju ftoj të shkoni disa ditë më herët me qëllim që të merrni pjesë në Samitin e Tretë të Diasporës. Ju mirëpresim”- shprehet Cunmulaj./m.j