Kryeministri i vendit ka reaguar pas stuhisë “Ciaran” që goditi edhe Shqipërinë dje dhe sot.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shpreh mirënjohje për gjithë ekipet e menaxhimit të situatës së krijuar nga moti i keq. Sakaq kreu i qeverisë i bën apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.
Postimi i plotë:
Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.
Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin.