Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shkuar në zyrë këtë të premte Sali Berishës. Takimi i tyre vjen në një kohë kur opozita ka nisur protestat në Parlament dhe nuk lejon zhvillimin normal të jetës parlamentar.
Nuk dihet ende tema e diskutimit mes Metës dhe Berishës, por kreu i Partisë së Lirisë në një konferencë për mediat qartësoi se forca e tij politike mbështet çdo aksion të Rithemelimit.
Nga ana tjetër, edhe Sali Berisha ka deklaruar se për çdo lëvizje të tij koordinohet edhe me Partinë e Lirisë, që e konsideron një aleatë të rëndësishëm.
/f.s
Ne qyp do te shkoni te dy.