Ka shumë pak rrezik që emigrantët të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian duke përdorur Shqipërinë si urë lidhëse. Ky deklaratë ka ardhur nga ish-shefi i mbrojtjes italiane, i cili shton se një marrëveshje me Rusinë dhe Sirinë është e vetmja zgjidhje për stabilitet.
“Nuk mendoj se Shqipëria do të bëhet porta kryesore për emigrantët” – shprehet Luigi Binelli Mantelli për EuObserver në një intervistë të së enjtes.
“Shqipëria ka një kontroll të vëmendshëm mbi kufijtë dhe nuk vuan nga emigrimi ilegal. Ajo ka një dëshirë të fortë të punojë me vendet e BE-së sepse do të bëhet anëtare e familjes europine dhe pse është një aleat me të drejta të plota në NATO” – shton Admirali.
Shqetësimet e deritanishme flasin për një devijimi të emigrantëve drejt Shqipërisë pas një mbyllje të mundshme përfundimtare të kufirit Greko-Maqedon. Mbyllja e korridorit të Ballkanit Perëndimor ishte edhe një nga marrëveshjet e Bashkimit Evropian me Turqinë për të kthyer pas kështu emigrantët e luftës.
Binellika qenë drejtues i mbrojtjes italiane nga viti 2013 deri në 2015. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në operacionet italiane për krizën e emigrantëve në vitet 90, kohë kjo kur në Shqipëri ra sistemi komunist dhe Italia përjetoi një eksod në masë të shqiptarëve.
Admirali italian thotë se kriza e 1990 tregoi se anijet ushtarake nuk mund ta ndalin fluksin e emigrimit, duke pasur parasysh incidentin e vitit 1991 kur një anije nga Vlora me mijëra shgqiptarë hyri me forcë në portin e Barit.
“U përpoqëm t’i ndalonim me mjetet tona por ishte e pamundur sepse përbente rrezik për jetët e njerëzve në bord. Kur je në det, çdo operacion kthehet në operacion shpëtimi. Nuk është si teatër… Edhe në Luftën e Dytë Botërore, kur nëndetëset tona luftonin, ato gjithashtu shpëtonin jetë njerëzish” – shton Binelli për EuObserver.
Ai thotë se kriza në vitet 90 u stabilizua vetëm falë bashkëpunimit me qeverinë post-komuniste të Shqipërisë.
“Ky është një problem i inteligjencës, survejimit dhe përceptimit. Për të përballuar të tilla flukse emigracioni duhet një bashkëpunim i sigurt mes vendeve të përfshira” – thotë ai.
(Përkthyer me shkurtime nga EuObserver / JavaNews.al)