Libanezët po presin me ankth fjalimin e liderit të fuqishëm të grupit militant Hezbollah, Hassan Nasrallah, i cili do të ishte fjalimi i tij i parë zyrtar që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Që nga sulmi brutal i befasishëm ndaj komuniteteve izraelite nga militantët e Hamasit më 7 tetor dhe shpërthimi i luftës, përplasjet me zjarr kanë ndodhur pothuajse çdo ditë në kufirin midis Izraelit dhe Libanit, me viktima nga të dyja palët.
Nasrallah pritet të bëjë deklaratën e tij në një ceremoni përkujtimore për luftëtarët e vdekur të Hezbollahut në orën 13:00 GMT.
Rreth 55 persona janë vrarë në zonën kufitare që nga 7 tetori.
Më e rëndësishmja, fjalimi mund të tregojë nëse milicia e Hezbollahut e mbështetur nga Irani do të shkojë në luftë kundër Izraelit me aleatët e tyre Hamas.
Shmangia e një zgjerimi të tillë të konfliktit ka qenë një nga objektivat kryesore të diplomacisë ndërkombëtare në javët e fundit.
/a.r