Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm në zonën e Evia. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në zona të caktuara të Athinës.
Sipas të dhënave sizmiologjike të Greqisë, tërmeti kishte rënë në një thellësi prej 14.2 kilometra nën tokë.
Shtatë minuta më vonë, një tjetër tërmet goditi zonën në të njëjtën epiqendër. Kësaj radhe lëkundjet sizmike ishin më të lehta, me magnitudë 3.7 dhe thellësi 5 kilometër nën tokë.
Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar, por dëmtime të vogla në disa dyqane, ndërsa një rrugë pranë epiqendrës ka pësuar shembje.
/a.r