Agron Demi, drejtori ekzekutiv i institutit GAP ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës do të duhej të dilte para gjyqit. Sipas deklaratës së tij që e dha në Klan Kosova, ai nuk është figurë që duhet të jetë në krye të partisë më të madhe në vend.
“Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të duhej të kishte dalë para gjyqit. Ai është një figurë që ka deklaruar se ishte pjesë e një organi ilegal, deklaroi se ishte pjesë e SHIK-ut kur e bëri të ditur shpërbërjen e organizatës”.