Anëtari i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Lisandër Hoxha tha në studion e News 24, tha se opozita duhet të rrisë kushtëzimet e saj në mënyrë që të plotësohen kushtet ndërsa shprehet kundër grevës së urisë.
“Greva duket fataliste. Unë mendoj se duhet kushtëzuar Parlamenti me çdo mjet dhe mënyrë. Mënyra më e mirë është të rrisim dozën e kushtëzimit, njerëzit të rrethojnë Parlamentin, ta detyrojnë qeverinë të kthehet në kushtetueshmërinë. Nuk kërkojmë favore dhe as ndere.
Komisionet parlamentare do hapen dhe nxjerrin në publik ato të dhëna që qytetarët presin. Po jetojmë në vitet më të vështira të Republikës. Që prej vitit 1912, nuk ka qenë kurrë paligjshmëria si në këto vite. Është jetike për opozitën që të tregojë shenja force.
Ne kemi parë opozitën në 10 vite që nuk ka bërë asgjë. Produkti i këtyre aksioneve do të shoqërohet edhe me nisma të tjera. Sot kemi masterin më të shtrenjtë në rajon, ndaj duhet të çohen studentët. Zërat në buhet po shpërndahen për qoka.
Po paguajmë për PPP që nuk ekzistojnë. Duhet të kryhen disa reforma që ta bëjnë më të lehtë integrimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk jemi vetëm Partia Demokratike, deputetë me vulë dhe pa vulë, janë qytetarët e këtij vendi”, theksoi Hoxha./m.j