Ju sfidojmë të mos shihni duart tani!
Çfarë thotë zëri për gjatësinë
Këtu hyn në punë rezonanca subglotale, një tingull i prodhuar në pjesën e poshtme të mushkërive që bëhet gjithnjë e më i ulët me rritjen e gjatësisë trupore. Kjo është arsyeja përse shpesh njerëzit e gjatë flasin me zë aq të ulët.
Çfarë thonë sytë për trurin
Enët e vogla të gjakut pas syve tregojnë për shëndetin e trurit tuaj. Sipas një studimi, njerëzit me damarë më të zgjeruar kanë rezultate më të këqija në testet e inteligjencës.
Çfarë thotë lëkura për presionin e gjakut
Rrudhat nuk janë thjesht shenjë e plakjes, por mund të tregojnë nëse keni probleme me zemrën. Në një studim ku njerëzit janë ndarë në grupe në bazë të rrezikut për sëmundje kardiake, ka rezultuar se ata që kishin lëkurë rinore dhe me pak rrudha, kishin presion gjaku më të ulët dhe më pak rrezikshmëri për të pasur sëmundje të zemrës.
Çfarë thotë dora për penisin
Meshkujt me gishtin tregues më të shkurtër se gishti i unazës, kanë tendencën të kenë penisë më të mëdhenj, shkruan Anabel. Kjo sepse, testosteroni ndaj të cilit ekspozohen djemtë ndërsa janë ende fetuse, kontrollon gjatësinë e penisit dhe të gishtit tregues.
Çfarë thonë gishtat për rrezikun ndaj kancerit
Ndërkohë që një gisht tregues mund të jetë shenjë e një penisi të shkurtër, nga ana tjetër, tregon se keni më pak shanse të prekeni nga kanceri i prostatës. Përballja me më pak testosteron në fazën fetale, ndihmon në mbajtjen larg të kancerit të prostatës në të ardhmen, ka pergatitur shkrimin Telegrafi.