Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmetimi seksual i virusit Zhika është bërë me i zakonshëm sesa mendohej më parë, raporton BBC. Pas një takimi të komitetit emergjent, agjencia e shëndetit të OKB-së tha se kishte prova të rritjes së virusit Zika dhe lindjeve me defekte.
Zika, është duke u përhapur me shpejtësi te madhe nga mushkonjat, por disa vende kanë raportuar raste edhe nga transmetimi seksual. OBSH-ja muajin e kaluar tha se ky virus përbën një emergjencë globale.
Drejtorja e Përgjithshme e OSHB-së, Dr Margaret Chan tha se “raportet dhe hetimet në disa vende fuqimisht sugjerojnë se transmetimit seksual i virusit është më i zakonshem se më parë”. Ajo e quajti zhvillimin si diçka alarmante.