Partia Socialiste nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj, për të mos e lejuar PD të bllokojë punimet në Kuvend. Pjesë e kundërpërgjigjes së majtë është edhe padia penale ndaj demokratit Bledion Nallbati, të cilin e denoncuan në SPAK me akuzën “goditje për shkak të detyrës”, pas grushtit ndaj socialistit Vullnet Sinaj.
Për të majtët, tentativat e opozitës për të penguar zhvillimin normal të komisioneve dhe seancave parlamentare, janë për shkak të problemeve të brendshme të PD.
Socialisti Arben Pëllumbi mendon që grupi parlamentar demokrat nuk e ka seriozisht ngritjen e komisioneve hetimore.
“Të ndryshojnë objektin e komisionit dhe ta pranojnë. Por nuk mund të hetojnë çdo gjë që duan ata”, deklaron Pellumbi per A2.
Mazhoranca është e hapur të dialogojë me opozitën për të gjetur një zgjidhje politike situatës së krijuar.
“Ne jemi të hapur të dialogojmë”.
Bllokimine opozitës, deputetët e komisionit të ekonomisë nuk e kanë marrë shumë seriozisht, duke I përshëndetur kolegët demokratë me bakllava nga kafja ngjitur me Kuvendin./m.j