Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet online në orën 16:00. Kjo është zgjidhja e gjetur pasi grupi i Berishës bllokoi socialistët, duke mos i lënë të hynin në sallën ku do të zhvillohej mbledhja për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe paketës fiskale.
Në kafen pranë Kuvendit, atyre iu ka ardhur dhe një tepsi e vogël me bakllava, element ky që është publikuar nga Erion Braçe.
“Ne, gati për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë; buxheti i shtetit për vitin 2024, paketa fiskale për vitin 2024!
Rrogat, pensionet, taksat-përfshi TVSH, për mëshqerrat shtatzëna e jo vetëm, bletët dhe insektet e mira, për produkte biologjike, për supermarketet e gjithë Evropës.
Vo: Bakllavaja e bërë me grurin e ri, miellin prej tij, bërë në Myzeqe,” – shkruan Braçe në Instagram-in e tij./m.j
View this post on Instagram