Grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestagun gjerman thotë se deputeti Gunther Krichbaum është i autorizuar për të dhënë mesazhe në emër të grupit.
“Si Zëdhënës për Çështjet Evropiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU, z. Krichbaum është i autorizuar të flasë dhe të japë mesazhe dhe qëndrime në emër të grupit tonë.”
Sa i përket mesazheve dhe deklaratave të Krichbaum, grupi parlamentar CDU/CSU shprehet se të gjitha deklaratat e Krichbaum mund të konsiderohen si deklarata të Grupit Parlamentar të CDU/CSU.
“Po, deklaratat e z. Krichbaum mund të konsiderohen si deklarata të Grupit Parlamentar të CDU/CSU”, – thuhet në një përgjigje./m.j