Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka sqaroi nga studio e News 24 atë çfarë ndodhi gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku zhvillojnë veprimtarinë komisionet.
“Hyri Gaz Bardhi në kryesinë e Kuvendit dhe pa që në cdo derë të komisioneve kishin vendosur gardist. Mirë që nuk kishin vënë gardist edhe te dera e banjës. E dini ju që kishte mbledhje OSBE në kryesinë e Kuvendit dhe i kishin mbyllur brenda. Ndërhymë ne që u hap dera.
Na ka rritur së fundmi edhe rrogat Edi Rama, mbase për këtë e ka bërë që të mbyllim gojën. Jemi kthyer vetëm në rrogë marrës, nuk na lejohet të bëjmë asgjë tjetër. Sot u futën disa nga ne dhe hapën zyrën e Nikollës. Doli një punonjës aty dhe tha “keni hyrë në zyrë private”. Ata mendojnë se zyra e shtetit është zyrë private”, theksoi ai.
Deputeti Paloka tha se nuk do të lejojë në asnjë moment që Parlamenti të vijojë punimet sikur gjithçka është normale.
“Nuk do të lejojmë në asnjë moment që ky Parlament të bëjë sikur gjithçka është normale. Opozita praktikisht është eliminuar. E kam thënë dy vjet para që kjo do ndodhte sepse e di se çfarë mund të presësh nga një si Rama. Opozita në Parlament s’ka më punë pasi nuk vlen fare. Na janë hequr të gjitha të drejtat. Për të folur flasim edhe në rrugën dhe na kanë eliminuar të gjitha të drejtat kushtetuese që ka opozita. Tetë komisione parlamentare kemi kërkuar. Në komisionet e para, dilte Taulant Balla dhe thoshte se ne do të ndryshojmë ligjin. Nëse ndryshojmë Kodin Penal për vrasjet, i bie që njerëzit mund të vazhdojnë të vritet ndërkohë që ne presim ligjin. Kush je ti që në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kur firmosin 35 deputetë ngrihet automatikisht”, theksoi ai.
I pyetur se pse opozita nuk ndjek rrugën ligjore, Paloka tha se drejtësia sot është me regji. “E gjithë kjo reformë u bë nga Soros që drejtësia të kalonte në durt e Ramës që të sulmonte dikë dhe të mbronte dikë tjetër. E di ti sa dënoi shoku e vet, i futi në grup. I fundit Mehmet Shehu. Kjo është drejtësia me regji, dënon atë që do. Del e thotë se ja i dënova. Dënohet kush do Rama. Është drejtësi me regji të plotë nga Edi Rama. Shih çfarë ndodhi me Arbi Malltezin. Kanë dalë përgjimet nga Franca ku të dënuar me vrasje nuk u sekuestrohet pasuria. Malltezit ia sekuestroi ditën e parë”, shtoi ai.
/f.s