Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve ka pasur sërish një përplasje në korridor mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetit Gazment Bardhi.
Ky i fundit më herët kërkoi të ishte pjesë e mbledhjes, por nuk u pranua. Deputeti Bardhi bën pjesë te grupi i deputetëve të cilët u përjashtuan nga seancat për 10 ditë nga Komisioni i Etikës.
Teksa Lindita Nikolla dilte nga mbledhja e Konferencës së kryetarëve ku u prezantuar projekt-buxheti i vitit 2023, Gazment Bardhi i del përpara duke i thënë se duhet t’i vijë turp, pasi parlamenti nuk është vilë e saj.
“Pse s’u mbyllët atje një orë më para? Kryetare ky është parlamenti? Si mund ta bllokosh? Parlament privat është ky? Është parlamenti i popullit, nuk është vila jote me lekët e korrupsionit, të të vijë turp të vijë”,-tha Gazment Bardhi.
/f.s