Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi” janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar të 3 vjedhjeve dhe të 1 tentative për vjedhje gjatë Tetorit në biznese dhe në një banesë.
Konkretisht, janë vënë në pranga:
-20-vjeçari me iniciale M. K., banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, i cili në momentin e arrestimit kishte me vete, një sasi lënde narkotike kokainë;
-19-vjeçari me iniciale G. V., banues në Vlorë;
-një 16-vjeçar, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin:
-më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh;
-më datë 13.10.2023, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob;
-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh;
-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/a.r