Katër shqiptarë humbën jetën tragjikisht ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një kantier ndërtimi në Gjermani. Luan Cemenja, daja i shqiptarit që mbeti plagosur, në një intervistë për Report Tv tregoi se nipi i tij është ende në gjendje kome, prej 48 orësh.
Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ai shpjegon se nipi i tij, Alfred Dija 35 vjeç, shkonte në Gjermani me punë sezonale, 3 muaj, dhe më pas kthehej. Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Për t’u interesuar për gjendjen e Alfred Visha, vëllai i tij dhe kushërira kanë shkuar në Gjermani.
Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, Astrit Gjeka, me origjinë nga Dibra, por familja e tij jeton në Durrës.
“Quhet Alfred Visha nga mati. Është ende në gjendje kome, parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës. Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar. Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani.
Mundësia është pak, një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi”, tha Cemenja për Report Tv.
/f.s