Deputetët demokratë nuk kanë lejuar nisjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve që ishte planifikuar që të fillonte në orën 10:00.
Shkak për bllokimin është bërë përjashtimi i 6 deputetëve nga Kuvendi.
Sipas axhendës së publikuar për mediat, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pritej që të bëhej prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë.
/a.r