Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH se opozitën nuk e sjell në pushtet as Meta, as Basha dhe as Berisha. Sipas tij, opozita ka nevoj për një lidership të ri, pra, duhen elita të reja.
“Është mirë që Shqipëria të kopjoj vendet perëndimore që të kemi zëvendësim të elitave. Unë kam mbështetur kauzat e opozitës dhe nuk jam as anti-amerikan dhe as anti- evropian. Në seancën plenare kam kërkuar që t’më jepet fjala për procedure, nuk ma dhanë, dhe më përjashtuan.’, tha Korreshi.
Ai deklaroi se është i pavarur si deputet, por vepron në grup dhe se është spontan pasi thotë atë që mendon.
“Akuzova kryetaren e komisioneve të ligjeve se nuk ka respektuar asnjë rregullore të sekretariatit dhe rregulloren e parlamentit. Sot është marr vendimi për përjashtimi në ambientet e grupit të PS pa praninë e deputetëve të opozitës. Unë jam vetëm për të drejtat e deputetit dhe jo për destabilitet të seancave plenare. Parlamenti ka një administratë për të lexuar Nenin 16 të rregullores së parlamentit se si zgjidhet Kryetari Grupit Parlamentar. Në këtë nen thuhet se janë anëtarët e një grupi parlamentar ata që zgjedhin kryetarin e tyre dhe jo të na imponohet ne. “, tha Korreshi.
/a.r