Pas bombardimeve në kampin e refugjatëve Jabalia, Hamasi u kërkon vendeve arabe dhe myslimane “të marrin një qëndrim historik dhe vendimtar për të ndaluar masakrat” e kryera nga Izraeli dhe “genocidin” ndaj popullit palestinez.
Sipas Al Jazeera, Hamas gjithashtu thekson se “masakra në kampin Jabalia tolerohet vetëm nga vendet, qeveritë dhe organizatat që mbështesin këtë entitet terrorist”, transmeton La Repubblica./m.j