Grupi ushtarak i mbështetur nga Irani në Jemen, Hauthi, qindra milje në jug-lindje të Izraelit, ka lëshuar një “numër të madh” raketash balistike dhe dronë drejt territorit të shtetit hebre.
Siç raporton BBC, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në qytetin Eilat në jug të Izraelit të martën pas një “ndërhyrjeje avioni armiqësor”, të cilin Izraeli e rrëzoi mbi Detin e Kuq. Zëdhënësi ushtarak i Houthi, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se ishte operacioni i tyre i tretë që synon Izraelin dhe se më shumë do të pasojnë me të tjera.
Forcat Houthi “do të vazhdojnë të kryejnë operacione speciale derisa të përfundojë agresioni izraelit”, tha Saree. Javën e kaluar, Izraeli akuzoi grupin rebel jemenas të mbështetur nga Irani për dërgimin e dronëve që shkaktuan shpërthime në dy qytete egjiptiane, duke thënë se ata kishin për qëllim të godasin Izraelin. Një ditë më parë, administrata Biden tha se forcat amerikane në Irak dhe Siri ishin sulmuar 23 herë që nga mesi i tetorit, duke fajësuar grupet e mbështetura nga Irani./m.j