Avokati, Idajet Beqiri ka akuzuar kryeministrin Berisha se është autor i shumë skenareve që kanë zhytur vendin në gjak.
“Mjeshtër të skenareve dhe të skenarëve pafund, madje që na kanë sjellë pasoja katastrofale, pasi kemi një popull të tërë në gjak sot edhe në sajë të atyre skenareve që janë organizuar. Ne kemi arritur që gjithmonë ta mbajmë jo me anë të institucioneve, të ligjit, normalitetin, stabilitetin në vend e të tjera, por gjithmonë me gjuhën e dhunës e forcës”, tha ai.
Por sipas tij populli ka ditur të përgjigjet përmes votës.
“Populli shikon edhe populli reflekton me votën e vetë, e ka reflektuar vazhdimisht, sidomos këto kohët e fundit”, tha ai duke shtuar se shqiptarët kanë ditur të godasin ata që e kanë merituar në politikë.
/a.r