18 mijë të rinj në Shqipëri do të mbështeten nga qeveria dhe BE përmes gjetjes së një pune apo ofrimi të një trajnimi profesional.
Skema e Garancisë Rinore ka hyrë tashmë në fazën e pilotimit, ku si fillim do përfitojnë rreth 300 të rinj.
Olta Manjani: E gjithë faza kryhet ne tre qytete kryesore, Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
Brenda 4 muajsh nga momenti i aplikimit në e-albania apo AKPA të rinjtë do të marrin një ofertë punësimi, trajnimi apo mësimi profesioni.
“Vendet e lira janë kryesisht në fushat prioritare hoteleri-turizmi, energjetikë, bujqësi dhe IT.”
Garancia rinore synon të frenojë largimin e të rinjve, të ulë papunësinë, si dhe ta integrojë grupmoshën 15-29 vjeç sa më shpejt në tregun e punës.
Papunësia tek të rinjtë është thelluar viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e dytë të këtij viti 22% e të rinjve ishin të papunë./Tvklan