ftuar në “Shqipëria Live”, avokati Romeo Kara ka folur në lidhje me çështjen “për dyshimet se Ilir Meta ishte larguar nga vendi”. Avokati tha se SPAK duhet të provojë “briskun” tek Berisha ose Meta, ose sipas tij nuk mund të quhet SPAK.
Debati ka degraduar edhe në fyerje, ndërsa ka biseduar me Faik Bashën në studio, anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë.
“SPAK nuk do të jetë SPAK pa provu briskun për me rruajt Metën apo Berishën.
Gjithë kjo politikë që bëjnë ata në emër të popullit, nuk mund të kalojë pa pasur drejtësi. Morën zhveshën popullin nga pronat. (Akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës)
Këta janë politikanë që mbollën parti anti-demokratike”, u shpreh avokati.
Ndërsa Basha po tregonte që Meta është larguar për një takim pune jashtë vendit, Kara ka shpërthyer me një ton më të ashpër në akuza personale.
“Ai është lepurush, bile bile lepurushe. Ne nuk e shesim veten për të marrë poste”, iu drejtua Kara-Bashës.
“Te kush hale është fshehur në Gjirin e Lalzit. Ilir Meta ka vrarë koka në vend”, vazhdoi të pyesë Kara anëtarin e kryesisë së Partisë së Lirisë. /m.j