Vetëm një ditë nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit të serialit ikonë “Friends”, Matthew Perry, shkaku i vdekjes mbetet ende i panjohur. Hetimet e mëtejshme pritet ta përcaktojnë përfundimisht se çfarë ndodhi me aktorin gjatë qëndrimit në vaskë.
Ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka dalë ende në konkluzone, pasi autoritetet presin ende rezultatet e testeve toksikologjike. Një zëdhënës i policisë në Los Angeles bëri me dije se në trupin e aktorit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nuk ka dyshime se vdekja mund t’i ketë ndodhur nga faktorë të jashtëm.
Sakaq fansat e aktorit shumë të dashur, janë mbledhur përreth shtëpisë së tij në Los Angeles ku kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule. Angelica Gutierrez, e cila vizitoi shtëpinë e Perry-t e veshur me një xhuboks me mbishkrimin “Friends”, tha:
“Është shumë e vështirë të besosh që aktori im i preferuar u nda nga jeta në një moshë kaq të re. Perry vuante nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës, përpjekjet e tij për të ndihmuar të gjithë ata njerëz me varësi të ngjashme flisnin mirë për të”.
Seriali ikone “Friends” u transmetua ne 236 episode nga viti 1994 deri në 2004, dhe mbetet mjaft i popullarizuar për publikun në mbarë botën.
/f.s