Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, sekuestroi pasuritë e Gjovalin Kozhuta nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”.
Hetimet ndaj tij kishin filluar më 26 Prill 2021 dhe iu vendos sekuestro preventive pronave të tij dhe familjarëve.
Kozhuta është i dënuar nga autoritetet e angleze për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe pasuritë e sekuestruara përllogariten se kapin një vlerë prej 500.000 Euro.
– Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);
– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e rregistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);
– Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e rregjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);
– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e rregiistruar në emër të shtetasit Gj.K.;
– Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e rregjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);
– Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K.
/a.r