Në një kohë kur sot pritet të ketë debate të forta në Kuvend, mësohet se deputetët opozitarë të përjashtuar do të mund të marrin pjesë në seancë.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit ka njoftuar kolegët e tij se i ka ardhur një njoftim nga Kuvendi për pjesëmarrjen e 23 deputetëve të përjashtuar në seancë.
“Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, -mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.
Kujtojmë se salla e seancave plenare më 19 tetor, u shndërrua në arenën e protestës politike të opozitës dhe sidomos të deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pa nisur seanca opozitarët bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancën plenare. Në ato kushte kaosi, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj vendosi shtyrjen.
Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë. Vendimi u mor po atë ditë.
/a.r
Ec aty bardhi vdes per tu bere nje cik ministerdote bejme roje tek varezat .