Agron Gjekmarkaj ka ironizuar Lulzim Bashën, pasi ky i fundit ka postuar disa foto, ndërsa ka marrë pjesë në një shfaqje teatrore me titullin “Mbreti vdes”.
Duke qenë se u aludua se ky postim i Bashës, ishte një simbol dhe për Berishën, Gjekmarkaj shkruan se mbreti vërtet vdes një ditë, por eunuku nuk mund të behet mbret.
“”Mbreti po vdes” po një ditë vdekja vjen për të gjithë po varet se “si ja kthejmë asaj buzëqeshjen”. Edhe kur Mbreti vdes eunuku mbetet eunuk dhe nuk dimë asnjë rast që ai Mbret të behet”, shkruan Gjekmarkaj.
/a.r